Ekperti amerikan Eland: Biden nuk revokon triumfin e luftës së NATO-së në Kosovë, do detyrojë Serbinë ta pranojë Kosovën

Aktuale

Ekperti amerikan Eland: Biden nuk revokon triumfin e luftës së NATO-së në Kosovë, do detyrojë Serbinë ta pranojë Kosovën

Nga: F.B. Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 09:42
Ivan Eland

Administrata e Joe Biden do të shfrytëzojë politikën e “shkopit dhe karotës” të detyroj “Serbinë të pranoj shkëputjen e Kosovës” , konsideron eksperti amerikan Ivan Eland, drejtor i Qendrës për paqe edhe liri në Institutin e pavarur të Uashingtonit, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Iland në pyetjen nëse administrata e presidentit të ShBA-ve mund të formuloj zgjidhje që do kënaq edhe Beogradin edhe Prishtinën, ai u shpreh se administrata e Biden tradicionalisht është mbështetëse më e madhe e NATO-së se ajo e Trump-it.

Ai vlerësoi se, bazuar në këtë me gjasë Biden nuk do revokoj rezultatet e arritura nga triumfi i luftës së aleancës në Kosovë në vitin 1999.

“Administrata e Biden do të shfrytëzojë politikën e ‘shkopit dhe karotës’ ashtu që të detyrojë Serbinë të pranoj shkëputjen e Kosovës. Me fjalë tjera, dy palët duhet të respektojnë kufijtë dhe simbolet shtetërore dhe Serbia mos të loboj që Kosova të mos pranohet në organizatat ndërkombëtare, por nuk do ta njoh Kosovën si shtet”. tha  Ivan Eland.

Ai nënvizoi se Prishtina veç është pajtuar për formimin a asociacionit të komunave pa kompetenca ekzekutive, por " vetëm pasi Beogradi të pranoj pavarësinë e Kosovës, gjë që është refuzuar nga Serbia".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat