Policia në Gjakovë “ndëshkon” pesë shoferë, gjobitë me para dhe marrje të patent shoferëve

Aktuale

Policia në Gjakovë “ndëshkon” pesë shoferë, gjobitë me para dhe marrje të patent shoferëve

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë e mbështetur edhe nga njësitë tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Gjakovë, gjatë realizimit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren), me datën 17.02.2023, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë kanë identifikuar automjete, ngasësit e të cilave në këtë segment rruge bënin gara shpejtësie dhe zhvillonin shpejtësi shumë më të lartë se sa shpejtësia e lejuar.

Bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj dy drejtuesve të automjeteve janë shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit. 

Ndërsa ndaj tre drejtuesve të tjerë janë shqiptuar gjoba prej 300 euro, 3 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës prej gjashtë (6) muajsh.

Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe rregullat e komunikacionit rrugor në mënyrë që të jenë kontribues aktiv në rritjen e sigurisë në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat