Sylë Hoxha: Mostrat e Deharit nuk i hyjnë në punë askujt, ato veçse janë përdorur

Aktuale

Sylë Hoxha: Mostrat e Deharit nuk i hyjnë në punë askujt, ato veçse janë përdorur

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 22:08
Sylë Hoxha

Ish-prokurori Sylë Hoxha është lidhur drejtpërdrejt në T7 për të folur lidhur me deklaratat e deputetit Haki Abazi për humbjen e mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hoxha tha se deklaratat e Haki Abazit duhet të hetohen nga prokuroria urgjentisht.

“Edhe më herët kur u shfaq kjo humbja apo zhdukja e këtyre provave e patëm një bisedë. U tha se kanë filluar hetimet. Pres që prokuroria speciale të tetë në zhvillime e sipër hetimet për këtë rasti. Sigurisht se ka vend për hetime për deklaratën e Haki Abazit. Duhet që sa më urgjentisht të veprojë e të eliminojë këto dilema apo thashetheme që u shfaqën këto ditë”, tha ai.

Hoxha shton se askujt nuk i nevojiten mostrat e Deharit pasi që ato nuk mund të përdoren më dhe se nëse ka qenë në plan të përdoren përsëri, atëherë kjo do ishte bërë vite më parë.

“Unë megjithatë nuk i shoh shumë të rëndësishme këto prova pasi nëse i janë nevojitur dikujt, këta i kanë pasur në dispozicion që disa vite. Nuk dyshoj që ato janë përdorur në ato analiza që i kanë bërë ekspertët. Edhe analiza tjetër, edhe ajo e ka thënë të veten. Edhe atë ditë e kam thënë dhe prapë po e përsëris. Mudn të flas vetëm si qtyetar. Nuk e kam pasur në dorë ekspertizën e Zvicrës dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur me to”

“Unë nuk besoj se i janë dashur dikujt ato. Nuk mund t’i përdorë ato për nevoja të veta personale dhe as nuk mund ti aplikojë në ekspertizë tjetër. Është e çuditshme. KËtë do ta zbardhë prokuroria. Instituti është në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Duhet ta thonë fjalën para prokurorit dhe opinionit publik”, përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat