Sallahu: Mostrat e humbura të gjakut janë përdorur nga IML dhe instituti zviceran, në raport thuhet se një person i tretë e ka vra Astrit Deharin

Aktuale

Sallahu: Mostrat e humbura të gjakut janë përdorur nga IML dhe instituti zviceran, në raport thuhet se një person i tretë e ka vra Astrit Deharin

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 21:18
Zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu

Zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se sapo është marrë vesh lajmi se janë humbur mostrat e gjakut të Astrit Deharit prokuroria është vënë në lëvizje.

Sallahu në Debat thotë se mostrat e gjakut të Astrit Deharit janë përdorur si nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ashtu edhe nga zviceranët.

“Mostrat tashmë janë përdorur si nga IML ashtu edhe nga instituti zviceran. Instituti zviceran ka bërë një raport ku thuhet se një person i tretë e ka vra Astrit Deharin në burg…Instituti zviceran e ka thënë se ka qenë një person i tretë brenda burgut apo qelisë së Astrit Deharit”, ka deklaruar zv.ministri i Drejtësisë.

Sipas tij ën një raport të dytë të institutit zviceran nuk përmendet personi i tretë në qelinë e Deharit për shkak se “provat janë konsumuar”.

“Pra në raportin e dytë gjurmët e thonjve kanë shkuar të dëmtuara, për këtë arsye instituti nuk ka mundur të gjejnë gjurmë”.

Ai thotë se prokuroria i ka të gjitha provat përfshirë edhe pamjet e kamerave të laboratorëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

“Hetimet janë në dorën e policisë. Ato janë duke vazhduar”.

Zv.Ministri i Drejtësisë thotë se mbetet në dorën e prokurorisë dhe policisë që të zbardhin më shumë detaje në lidhje me hetimet për zhdukjen e këtyre provave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat