Greva e Minatorëve, tri kërkesat kryesore të grevistëve

Aktuale

Greva e Minatorëve, tri kërkesat kryesore të grevistëve

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Ish-minatori grevist, Shyqri Sadiku, i ka përmendur tri kërkesat e minatorëve të cilët e organizuan Grevën e famshme të Minatorëve të Trepçës më 1989.

“Me ndërrimin e Kushtetutës së vitit 1974 janë ngritur pakënaqësitë e minatorëve, e që ka qenë marshi, shkuarja në Prishtinë realisht, kërkesat tona nuk kanë gjetur përkrahje në institucionet e atëhershme dhe ne kemi qenë të detyruar dhe alternativë tjetër nuk na ka mbetur vetëm ngujimi në minierë”, ka thënë Sadiku për Info Magazine.

“Tri kërkesat qëllimisht kanë qenë, dorëheqja e ish-komunistëve, Rrahman Morinës, Hysamedin Azemit dhe Ali Shukrisë. Kërkesa e dytë ka qenë që parimet themelore te Ksuheutës së vitit 1974 të mos ndryshojnë”.

“Dhe kërkesa e tretë ka qenë mospensionimi i profesorëve të Universitetit të Prishtinës të cilin hap e kishte marrë Serbia në atë kohë për t’i çuar në pension të parakohshëm. nNuk ka qenë lehtë të merren vendime të tilla”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat