Zhdukja e mostrave të Deharit, kthehen në punë 4 të suspenduarit

Aktuale

Zhdukja e mostrave të Deharit, kthehen në punë 4 të suspenduarit

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 20:40
I ndjeri Astrit Dehari

4 të suspenduarit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për shkak të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, raportohet se janë kthyer në punë, në bazë të një vendimi të Komisionit brenda Institutit.

Për këtë ka folur në edicionin e lajmeve qendrore në televizionin publik, Ditor Haliti, zv.drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, i cili tha se të 4 të suspenduarit të cilët ishin suspenduar me vendim të komisionit disiplinor me 8 dhjetor të vitit 2022 janë rikthyer në punë.

Sipas tij me vendim të komisionit disiplinor i cili ka rishqyrtuar lëndën në fillim të këtij viti së pari është kthyer Anila Lakna , Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, ndërsa tre të tjerët, dy kimistët dhe Toksikologu janë kthyer pastaj me një vendim të komisionit të ankesave me datë 27 janar të këtij viti.

Në pyetjen se Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, akuzoi, duke thënë se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari, Haliti tha se nuk kanë pasur qasje në ato video sepse janë marrë nga policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe se ata janë duke i shqyrtuar tha ai, duke shtuar se nuk kanë asnjë informatë nëse ka ndonjë regjistrim apo ndonjë fakt rreth asaj se kush i ka marr këto mostra.

Ne i kemi kamerat të cilat e survejojnë hapësirat e IML-së duke përfshirë edhe ato të laboratorit, ato incizohen në serverët tanë të cilët janë marrë nga policia, dhe ne nuk i kemi parë, vetëm policia për momentin ka qasje në ato video dhe vetëm ata mund të thonë nëse ka diçka konkrete lidhur me këtë apo jo”, tha Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat