Tahiri: Për dy vjet, qytetari i Kosovës po merr vetëm fjalë, premtime boshe dhe reflektim se çka ka ndodhë qe 20 vjet

Aktuale

Tahiri: Për dy vjet, qytetari i Kosovës po merr vetëm fjalë, premtime boshe dhe reflektim se çka ka ndodhë qe 20 vjet

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 20:57
Besnik Tahiri

Shefi i grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se është e pabesueshme se si krerët marrin pjesë në konferenca ndërkombëtare, në takime në shtete të ndryshme, në vizita bilaterale dhe për çudi e habi nuk ka asnjë benifit për qytetarët e Kosovës.

Tahiri ka thënë se Kryeministri, Albin Kurti ka qenë tri javë në Amerikë, dhe ka premtuar investime e korporata, por nuk ndodhi asgjë.

Është e pabesueshme të shihet se si krerët e shtetit shkojnë në konferenca ndërkombëtare, në takime në shtete të ndryshme, në vizita bilaterale që janë të pakta, dhe për çudi e habi, nuk ka asnjë efekt, asnjë projekt, asnjë benifit për qytetarët e Kosovës. Kryeministri ishte tri javë në Amerikë, premtoi investime e korporata, por nuk ndodhi asgjë. Nuk po ndodh, tash e dy vjet asgjë, koha kur një lider i shtetit del në një fotografi dhe tregon që takoi dikë, është kohë e tejkaluar.” – ka shkruar Tahiri.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për dy vite, qytetari i Kosovës po merr vetëm fjalë, premtime boshe dhe reflektim se çka ka ndodhë qe 20 vjet.

Secili prej nesh, ka një kohë të gjatë që e organizon një takim e bënë një fotografi, e merr një buzëqeshje e edhe një shtrëngim dore, por çka po merr qytetari i Kosovës. Për dy vite, qytetari i Kosovës po merr vetëm fjalë, premtime boshe dhe reflektim se çka ka ndodhë qe 20 vjet. E pabesueshme, por e vërtetë!” – ka përfunduar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat