​Hovenier: Jemi krenarë që mbështesim Kosovën

Aktuale

​Hovenier: Jemi krenarë që mbështesim Kosovën

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 12:38
Liderët amerikanë dhe të ata të Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka kujtuar ditën kur ShBA ka njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës.

Hovenier ka shkruar në Twitter se janë krenar për mbështetjen e tyre por edhe të frymëzuar për demokracinë që ka arritur populli i Kosovës.

“Këtë ditë të vitit 2008, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën.

15 vjet më vonë, ne jemi krenarë për mbështetjen tonë dhe të frymëzuar nga demokracia e gjallë dhe e lulëzuar që ka arritur populli i Kosovës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat