Kurti: Prishtina është kryeqyteti i Republikës, por Prekazi është kryeqyteti i kryengritjes shqiptare

Aktuale

Kurti: Prishtina është kryeqyteti i Republikës, por Prekazi është kryeqyteti i kryengritjes shqiptare

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 10:41
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë nderimeve tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz, ka përkujtuar të gjithë ata që u vranë në luftën për liri.

Ai gjatë fjalimit të tij tha se rruga jonë përpara gjithmonë e ka në mendje dhe në kujtes çmimin e lartë që e kemi paguar për lirinë që e gëzojm

“Teksa festojmë dhe gëzohemi në këtë 15 vjetor të shpalljes së Pavarësisë, i kujtojmë më mall , dhembje e krenari ata të cilët u vetmohuan, sakrifikuan dhe dhanë jetën e tyre për lirinë e vendit.

Andaj ardhja jonë këtu në këtë ditë kaq të rëndësishme për popullin dhe historinë tonë, tregon që rruga jonë përpara gjithmonë e ka në mendje dhe në kujtes çmimin e lartë që e kemi paguar për lirinë që e gëzojm”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat