VV shkarkon Haki Abazin nga komisioni, zëvendësohet nga kjo deputete

Aktuale

VV shkarkon Haki Abazin nga komisioni, zëvendësohet nga kjo deputete

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 13:30
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar sot kërkesën e subjektit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për të zëvendësuar anëtarët në Komisione Parlamentare.

Si rezultat, Haki Abazi, i cili ishte më i zëshmi kohëve të fundit, lidhur me këtë çështje, është shkarkuar nga të qenit Kryetar i Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë.

Ai është zëvendësuar nga deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu- Hyseni.

Teksa në Komisionin për Stabilizim Asociim, Haki Abazi, zëvendësohet me deputetin Dimal Basha.

Nga 62 vota, 53 ishin për, as një kundër dhe nëntë abstenime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat