Konjufca – Musliut: Mos ia përmend familjen Kurtit

Aktuale

Konjufca – Musliut: Mos ia përmend familjen Kurtit

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 13:14
Glauk Konjufca

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po flitet për emigracionin tha se kryeministri Albin Kurti “nuk e sheh Kosovën vend të denjë për vajzën dhe familjen e tij”.

“Kryeministri Kurti nuk e sheh Kosovën vend të denjë për ta vajzën dhe familjen e tij, si mund ta ndalë ky emigracionin”, u shpreh Musliu.

Më pas nuk mungoi ndërhyrja e Glauk Konjufcës duke kërkuar të mos i përmendet familja e Kurtit.

“Mos i përmendni familjen”, tha Konjufca.

Derisa kujtojmë që, përderisa tani VV-ja po kërkon të mos përmendet familja e Albin Kurtit por sa ishte në opozitë, nuk kishin munguar ‘sulmet’ ndaj djalit të Thaçit e djemve të Isa Mustafës nga kjo parti.

Në vitin 2018 Vetëvendosjes kishte mabjtur një aksion të shpërndarjes së fotografive në rrugët kryesore të Prishtinës me pamjet e pushimeve të djalit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Sipas tyre, derisa djali i Shefit të Shtetit shëtit nëpër vende të botës, në Kosovë ekziston mjerim i përditshëm, thuhej gjatë aksionit.

Ndërkohë që gjatë vitit të kaluar VV kishte publikuar një video përmes së cilës ka përmendur ish-pushtetarë e deputetë, por edhe djemtë e Isa Mustafës për të cilët kishin thënë se kishin përvetësuar terminale doganore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat