Krasniqi: Astritin e patën për fushata elektorale, nuk u duhet më

Aktuale

Krasniqi: Astritin e patën për fushata elektorale, nuk u duhet më

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 12:58
Frashër Krasniqi

Deklarata e deputetit të LVV-së, Haki Abazi për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit dhe se për këtë çështje duhet të merren në pyetje disa figura të Vetëvendosjes duke filluar nga kryeministri Kurti, ka ngjallur reagime të shumta.

Frashër Krasniqi nga PSD, me anë të një shkrimi në Facebook është shprehur se kjo Qeveri nuk do të sjellin drejtësi, por edhe do ta sabotojnë atë.

“Ende pa ardhë Albin Kurti n’pushtet, kemi paralajmëru që nuk do ta zbardhë rastin e Astritit. Kemi kërku drejtësi tash e 2 vite, e asnjë gur s’është lëvizë prej kësaj Qeverie për ta vënë drejtësinë në vend. Çdo ditë që po kalon, po dëshmohet pa dyshim, që le që këta nuk do të sjellin drejtësi, por edhe do ta sabotojnë atë. Sepse nuk u konvenon.

Astritin e patën për fushata elektorale. E kur ato u kryen, nuk u duhet më. Përveç përkujtimeve hipokrite tek varri i tij.”, ka shkruar Krasniqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat