Tahiri i shqetësuar me ikjen e të rinjve: Dikush po paguan për dëshpërimin e rinisë

Aktuale

Tahiri i shqetësuar me ikjen e të rinjve: Dikush po paguan për dëshpërimin e rinisë

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 16:27
Labinot Tahiri

Ish-deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, është shprehur i shqetësuar me ikjen e të rinjve nga Kosova.

Ai ka bërë me dije se dikush po tenton që Kosova ta përjeton edhe një eksod.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo është një fatkeqësi që po i ndodh Kosovës.

“Diqka e rëndë po ndodh me shtetin tonë të Kosovës dhe Rininë e saj! ✋🏼 Dikush është duke tentuar që Kosova dhe vatrat tona , t'a përjetojë sërish një Exod të radhës, gjë që KOSOVËS do ti kushtojë shumë. Përse o njerëz bëhen kaq shumë intervista nëpër qyetete duke e imponuar ikjen e qytetarëve dhe të rinjeve, me pyetjen: " A do t'a leshoni Kosovên? Përse nuk të jetohet në Kosovë dhe përse do ta lëshoni vendin?" Këto pyetje direkt krijojnë imponime tek ne dhe janē pyetje që nuk janë parë ndonhjeherë më heret. Edhe ne kemi ikur dikur, ama këtu e kemi pasur Serbien mbi kokat tona!”, ka shkruar ai.

Ai ka shprehur dyshime të mëdha se dikush po paguan për ta dëshpëruar rininë.

“Sot, kujt po i konvenon kjo dukuri? Edhe unë sot i kam ndoshta mundesitë e mira dhe ka dhe të tjerë, por pak dallim ka sepse ndoshta edhe femijet e mi këtë e thonë ashtu siq i degjojnë te tjerët. Pra, nuk është ka punohet me rininë. Dikush po paguan shumë që të na e deshpërojnë rininë tonë sa më shumë!!! Gabim i madh , shumë i madh!”, ka shkruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat