Abdixhiku: Ikja e stafit shëndetësor është problem kombëtar, Kosova duhet ta trajtoj me urgjencë

Aktuale

Abdixhiku: Ikja e stafit shëndetësor është problem kombëtar, Kosova duhet ta trajtoj me urgjencë

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 12:52
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, këtë të premte e ka vizituar Fakultetin e Mjekësisë dhe ka zhvilluar një takim me disa studentë të këtij Fakulteti.

Ai është shprehur se ka diskutuar me ata për kushtet që kanë në këtë ditë dhe çfarë ata presin për të ardhmen.

Abdixhiku ka theksuar se Kosova duhet ta trajtojë me urgjencë ikjen e stafit shëndetësorë nga Kosova, pasi ky është një problem kombëtar.

“Këtë mëngjes, takova studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Secili me përkushtim të dalluar në rrugën profesionale që ndjekin. Folëm për kushtet e tyre sot e pritjet e tyre për nesër. Ikja e stafit shëndetësor nga Kosova është bërë problem kombëtar i yni. Këtë problem Kosova duhet ta trajtoj me urgjencë”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërsa, ka theksuar se pagat, sigurimi shëndetësor, e investimet kapitale mbesin zgjidhje e pazëvendësueshme.

“Paga më të larta, sigurime shëndetësore sa më parë, e investime kapitale në nivel dyfish më të lartë, mbesin zgjidhje të pazëvendësueshme sot”, ka theksuar ai.

Ndër të tjera, Abdixhiku është shprehur se këta studentë të Mjekësisë meritojnë një të ardhme më të mirë dhe Kosova e meriton një gjeneratë të tillë në ardhje në shëndetësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat