Arifi: Kushtet e Kurtit për Asociacionin nuk çojnë peshë

Aktuale

Arifi: Kushtet e Kurtit për Asociacionin nuk çojnë peshë

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 22:52
Dritëro Arifi

Politologu, Dritëro Arifi ka thënë se kushtet e vendosura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk çojnë peshë.

Kjo sepse sipas tij, këto kushte është dashur që Kurti t’i bëjë më herët, sepse sipas Arifit ka ndryshuar këndvështrimi politik në Serbi sa i përket planit franko–gjerman.

Arifi tha se mëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është ratifikuar dhe se ka mbetur të formohet ai.

“Pala kosovare mund të bëjë shumë pak këtu. Të gjithë po manipulojnë, kjo është një fatkeqësi kombëtare si me pozitën si me opozitën ajo çështje është ratifikuar. Gjykata e ka pranuar që të themelohet sipas marrëveshjes së vitit 2013. Kosova e ka pranuar, vetëm ka mbetur të zbatohet të formohet statusi dhe të zbatohet. Kështu që nëse i shtimë të gjithë në një thes të gjithë po manipulojnë. Sa i përket paraleles që ka tërhequr kryeministri Kurti është shumë e rëndësishme, sepse kushtet që i ka bë kryeministri veç nuk qojnë peshë, tash jo,  është dashur t’i bëjë më herët sepse ka ndryshuar këndvështrimi politik në Serbi sa i përket planit franko gjerman dhe ato e humbin peshën e vet”, tha ai.

Ndryshe kryeministri Kurti ka thënë se Kosova është e gatshme ta pranojë Asociacionin sipas marrëveshjes së vitit 2013.

Sipas tij, Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Po ashtu ai ka kërkuar që paraprakisht të shuhen strukturat ilegale dhe se Asociacioni duhet të zbatohet pas njohjes reciproke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat