Haki Abazi thotë se Saranda Bugujevci ia ndaloi fjalën në Kuvend

Aktuale

Haki Abazi thotë se Saranda Bugujevci ia ndaloi fjalën në Kuvend

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 21:08
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i cili tash e një kohë nuk pajtohet me një sërë veprimesh të partisë në të cilën bën pjesë, kësaj radhe ka qenë “i ashpër” me nënkryetaren e Kuvendit nga radhët e VV-së, Saranda Bugujevci.

Abazi thotë se Bugujevci i ndaloi fjalën në Kuvend, e që sipas tij kjo nuk është hera e parë, duke i cilësuar këto si metoda të “imponimit dhe kontrollit”,

“Në vazhdimsinë e frikës që deputetët mund të flasin idetë dhe pikëpamjet e tyre, mendjehapur larg imponimeve dhe kontrollit, sot prap Saranda Bogujevci e ndaloi fjalën e lirë në Kuvendin e Kosovës, kjo nuk është hera e pare”, - ka shkruar Abazi në llogarinë e tij në Facebook.

Abazi beson e cilëson si fenomen këtë veprim duke e quajtur si antidemokratik dhe “ngulfatje” të fjalës së deputetit.

“Saranda ngulfati fjalën e deputetit duke dhënë fjalën në mënyrë selektive dhe duke diskriminuar në të drejtën elementare të deputetit. Ky fenomen është brengosës dhe antidemokratik, kjo praktikë është poashtu aplikuar edhe me dhjetra raste duke bllokuar pjesëmarrje dhe duke e bërë të vështirë angazhimin konkret. Kjo praktikë që sforcohet nga kthinat e paranojave dhe kontrollit që nuk ka asnjë legjitimitet qytetarë, duhet ndaluar sepse e dëmton demokracinë, përsërit partitë tjera që kanë tentuar te ngulfasin fjalën dhe mendimin e lirë e kritik dhe rrjedhimisht trimëron ata që përdorin fuqinë politike dhe qeverisëse për perfitime të servilëve dhe punësime nepotike”, - përfundon Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat