Paralajmëron ish-inspektori i AKI-së: Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit

Aktuale

Paralajmëron ish-inspektori i AKI-së: Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit

Më: 1 janar 1970 Në ora: 01:00
Burim Ramadani

Ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se Serbia javët në vazhdim do të përpiqet të pengojë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

Ramadani në një postim në Twitter ja shkruar se NATO dhe komuniteti ndërkombëtarë nuk duhet të lejojnë një gjë të tillë.

“Javët e ardhshme, Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit. Do të përpiqet të fajësoj Kosovën. NATO dhe Komuniteti Ndërkombëtar duhet t’i bëjnë të qartë Vuçiqit se kjo nuk do të lejohet, asnjë veprim sigurie nuk duhet të injorohet”, ka shkruar Ramadani.

Ish-inspektori i Përgjithsëm i AKI-së, ka shtuar se Kosova do të punojë 24/7 me partnerët ndërkombëtarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat