Kaq do të jetë paga e ministrave dhe deputetëve

Aktuale

Kaq do të jetë paga e ministrave dhe deputetëve

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 11:04
Kuvendi i Kosoves

Deputetët dhe ministrat janë vendosur në koeficientin 16.4.

Kështu pagat e tyre do të jenë 1 mijë e 722 euro.

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, kanë deklaruar që vitin e ardhshëm koeficienti pritet të jetë 110 euro.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha pas mbledhjes së Qeverisë se në fund të muajit shkurt do të dalin pagat e reja, të caktuara sipas koeficientit të ri në ligjin e pagave, të miratuar sot në mbledhjen e Ekzekutivit.

Murati tha në një konferencë për media se beson që dy leximet do të miratohen shpejt në Kuvend.

“Me miratimin e këtij plotësim-ndryshimi të ligjit të buxhetit mund të procedojmë që në fund të muajit shkurt pagat të dalin sipas ligjit të ri”, tha Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat