Juristi e quan ‘dreq kushtetues’ draf- statutin e Asociacionit

Aktuale

Juristi e quan ‘dreq kushtetues’ draf- statutin e Asociacionit

Nga: N. Sh. Më: 30 janar 2023 Në ora: 13:48
Vigan Qorrolli

Profesori i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, Vigan Qorrolli, e ka quajtur “dreq kushtetues” draftin e përgatitur nga FES për Asociacionin e komunave.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se marrëveshja e tillë kërkon ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe se merr kompetenca më shumë se asociacioni aktual i komunave.

“Draft-statuti i përgatitur prej FES per Asociacionin — nëse është versioni qe do miratohet — e kërkon ndryshimin/amandamentimin e Kushtetutës së Republikës. Kështu, ky Asociacion ‘de jure’ merr kompetenca mbi normalen e atyre te Asociacionit ekzistues te Komunave te Kosovës dhe me patjetër behet “dreqi kushtetues” i sistemit tone politiko-juridik!”, ka shkruar Qorrolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat