Peci: E poshtër përpjekja për ta paraqitur SHBA’në si mike të Serbisë dhe armike të Kosovës

Aktuale

Peci: E poshtër përpjekja për ta paraqitur SHBA’në si mike të Serbisë dhe armike të Kosovës

Më: 30 janar 2023 Në ora: 12:37
Ish- ambasadori i Kosovës dhe drejtori i KIPRED Lulzim Peci

Ish- ambasadori i Kosovës dhe drejtori i KIPRED Lulzim Peci, në një postim në facebook ka thënë se ata që po përpiqen ta portretojnë SHBA’në si armike të Kosovës dhe mike të Serbisë kanë qasje të poshtër.

Soipas tij, kjo është duke shkaktuar dëme dhe Kosova do ta paguaj “me kamatë”.

“Perpjekja per ta paraqitur SHBA-ne si mike te Serbise dhe armike te Kosoves eshte tendenca me e poshter qe e kemi pasur ndonjehere nga ata qe po perpjeken te krijojne nje opinion te tille publik” ka shkruar ish-ambasadori Peci.

“Krejt kete pune kemi me e paguar me kamate. Demi qe eshte duke ju be marredhenieve me SHBA-te tani e ka arritur piken kritike, e cila veshtire qe do te rikuperohet ne nje te ardhme te afert, por ndoshta edhe nuk do te arrihet asnjëherë” ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat