2 raste të reja pozitive me COVID-19 nga 16 mostra të testuara në Kosovë

Aktuale

2 raste të reja pozitive me COVID-19 nga 16 mostra të testuara në Kosovë

Më: 30 janar 2023 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Dy qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 16 mostra të testuara, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ndërsa nuk është raportuar për të vdekur me COVID-19.

Në raportin 24 orësh, gjithashtu bëhet e ditur se dhjetë (10) qytetarë janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2.

Ndërsa të raportuar janë dhe tre (3) qytetarë të hospitalizuar sipas njoftimit të IKSHPK-së.

Aktualisht në nivel vendi janë 53 raste aktive me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat