Çitaku viziton ish- krerët, tregon gjendjen e tyre: Maskat do të bien, ata do të kthehen

Aktuale

Çitaku viziton ish- krerët, tregon gjendjen e tyre: Maskat do të bien, ata do të kthehen

Nga: N.E. Më: 27 janar 2023 Në ora: 13:40
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka vizituar ish- ushtarët e UÇK-së në Hagë.

Sipas saj, ata ishin me disponim dhe betejat e tyre janë për të kaluarën dhe të ardhmen.

Çitaku shtoi se nuk ka dilemë se maskat do të bien dhe luftëtarët do të kthehen fitimtarë.

Postimi i plotë:

Sot, bashkë me Bekimin, Artanin e Arlindën e vizituam Presidentin Thaçi. Shkurt takuam edhe Kadriun dhe Rexhën.

Si gjithmonë, i gjetëm me disponim të mirë. Plot besim në drejtësi.

Beteja të cilën baca Jakup, Thaçi, Veseli e Selimi e kanë para vetes është betejë për të kaluarën dhe të ardhmen tonë si komb.

Mirëpo, nuk ka dilemë se maskat do të bien dhe luftëtarët tanë do të kthehen fitimtarë.

Vetëm njerëzit e jashtëzakonshëm ballafaqohen me sfida të jashtëzakonshme.

Procesi gjygjësor pritet të fillojë së shpejti. Besojmë që e vërteta dhe drejtësia do të ngadhënjejnë përballë shpifjeve dhe inskenimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat