Zëdhënësi i VV-së për aksionin e LDK-së: Hajna tipik, këta edhe në njoftime mortore vjedhin

Aktuale

Zëdhënësi i VV-së për aksionin e LDK-së: Hajna tipik, këta edhe në njoftime mortore vjedhin

Më: 27 janar 2023 Në ora: 12:37
Arlind Manxhuka

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka ka reaguar ndaj aksionit të aktivistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke i  quajtur hajna tipik.

“Këta edhe në njoftime mortore vjedhin. Hajna tipik. Hajna..”, ka shkruar Manxhuka.

Manxhuka përmes një postimi në facebook, ka thënë se aktivistët e LDK-së kanë “vjedhur” idenë e Vetëvendosjes për posterat që i kanë vendosur tek ndërtesa e Qeverisë.

“Në të vërtetë ka vdekur kauza e tyre e madhe e 25 gushtit 2015, ajo e themelimit të “Zajednicës”. Fotoja e parë është nga aktiviteti i Rinisë për VETËVENDOSJE!, më 23 dhjetor 2022, në shtatë vjetorin e shpalljes së vdekur të “Zajednicës””, ka shkruar Manxhuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat