Çitaku: E dhimbshme deri në palcë pamja e sotme e një burri në moshë të rritur që i quan veteranët e UÇK-së hajna

Aktuale

Çitaku: E dhimbshme deri në palcë pamja e sotme e një burri në moshë të rritur që i quan veteranët e UÇK-së hajna

Më: 23 janar 2023 Në ora: 17:58
Vlora Çitaku

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi një qytetar me disa persona pas përfundimit të protestës së sotme të organizuar nga fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së kundër kryeministrit Albin Kurti, i ka quajtur “hajna” veteranët e UÇK-së.

Çitaku ka thënë se ‘’kontekstin dhe diskursin publik në të cilin me një lehtësi të padurueshme i thuhet tjetrit “hajn” e “tradhtar” e ka ndërtuar LVV’’.

Tutje ajo e ka quajtur të dhimbshme pamjen e sotme të këtij burri që u është drejtuar veteranëve të UÇK-së ‘’hajna’’.

Postimi i plotë i saj:

Kontekstin dhe diskursin publik në të cilin me një lehtësi të padurueshme i thuhet tjetrit “hajn” e “tradhtar” e ka ndërtuar LVV.

E dhimbshme deri në palcë pamja e sotme e një burri në moshë të rritur (i cili tregonte për veten e tij se vërtetë është “hajn”) u drejtohej veteranëve të UÇK-së si “hajna”, gjersa e hyjnizonte Albin Kurtin.

Edhe turpi ka emër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat