Hoti shkon në Drenicë, kërkon menjëherë shumë fikse nga Qeveria për familjet e dëmtuara

Aktuale

Hoti shkon në Drenicë, kërkon menjëherë shumë fikse nga Qeveria për familjet e dëmtuara

Më: 22 janar 2023 Në ora: 13:37
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar familje e biznese në Skënderaj që janë dëmtuar nga vërshimet e fundit. Dhe, fotografitë që ka ndarë ai me ndjekësit në Facebook, janë më shumë se prekëse. 

Hoti ka deklaruar se “Duhet ndihmë urgjente për këto familje për të ripartuar dëmet në shtëpitë e tyre” derisa ka treguar edhe konkretisht se si duhet të jetë ajo ndihmë.

“Pres që niveli qendror të ndajë sa më parë një fond emergjent, ku secilës familje i ndihmohet me një shumë fikse për blerjen e pajisjeve elementare shtëpiake dhe për meremetimet e nevojshme, në mënyrë që të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre.”

“Ndihma duhet urgjent,” – ka apeluar ish-kryeministri. 

Statusi i plotë:

Sot, me bashkëpunëtorë vizituam disa familje dhe biznese në Skënderaj që u dëmtuan nga vërshimet e fundit. Për fat të mirë nuk kishte dëme në njerëz, por ka qindra shtëpi që janë të pa banueshme.

Duhet ndihmë urgjente për këto familje për të riparuar dëmet në shtëpitë e tyre.

Pres që niveli qendror të ndajë sa më parë një fond emergjent, ku secilës familje i ndihmohet me një shumë fikse për blerjen e pajisjeve elementare shtëpiake dhe për meremetinet e nevojshme, në mënyrë që të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre. Në ndërkohë mund të bëhet vlerësimi i dëmëve, si në shtëpi ashtu edhe në biznese.

Ndihma duhet urgjent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat