Nesër 17 vjetori i vdekjes së ish-presidentit Rugova, Presidentja Osmani organizon ceremoninë e vendosjes së kurorave

Aktuale

Nesër 17 vjetori i vdekjes së ish-presidentit Rugova, Presidentja Osmani organizon ceremoninë e vendosjes së kurorave

Më: 20 janar 2023 Në ora: 19:34
Ibrahim Rugova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, do të organizojë ceremoninë e vendosjes së kurorave te varri i Rugovës.

Kështu kanë bërë të ditur nga Presidenca përmes një komunikate për media.

Ceremonia do mbahet në Velani në Prishtinë, me fillim nga ora 10:00.

“Me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, për nder të kujtimit dhe trashëgimisë së tij, nën përkujdesjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, SH.S. Dr. Vjosa Osmani Sadriu, organizohet ceremonia e vendosjes së kurorave. Të pranishëm do të jenë liderë institucional dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat