Rusinovci: Përmbytjet e mëdha kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore

Aktuale

Rusinovci: Përmbytjet e mëdha kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore

Më: 20 janar 2023 Në ora: 19:20
Imer Rusinovci

Profesori i Bujqësisë, Imer Rusinovci ka folur për dëmet që mund të jenë shkaktuar nga vërshimet në Komunat e Kosovës.

Rusinovci tha se përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore, në atë të grurit, serra etj.

“Kur flasim për kulturat bujqësore ekskluzivisht në sipërfaqe të mëdha dominuese për kulturën e grurit që është mbjell në vjeshtë dhe që duhet të dimërojë përkatësisht që është atakuar tani nga përmbytjet e mëdha dhe për një pjesë të konsiderueshme të kulturave tjera që janë në sipërfaqe më simbolike. Eventualisht për sipërfaqet e ekspozuara në rrafsh që janë në objektet e mbyllura siç janë serrat, prodhimtaria e fidanëve etj, ku pa mëdyshje që regjionet e atakuara kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, shkalla e dëmtimit për kulturën e grurit mund të jetë e madhe ose e vogël varësisht sa qëndron uji mbi sipërfaqe të tokës.

“Shkalla e dëmtimit për kulturën e grurit mund të jetë e madhe ose e vogël varësisht nga afati sesa do të qëndrojë uji stagnues mbi sipërfaqen e tokës. Një ujë i tillë që ngel mbi sipërfaqen e tokës shkakton asfiksi në bimë. Për një periudhë të caktuar që është disa orëshe, dëmet do të jenë më të vogla në raport me qëndrimin disa ditorë”, tha Rusinovci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat