“U ktheva mbrëmë natën”, Kurti njofton emisarët për situatën me vërshimet në Kosovë

Aktuale

“U ktheva mbrëmë natën”, Kurti njofton emisarët për situatën me vërshimet në Kosovë

Më: 20 janar 2023 Në ora: 12:53
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Gabriel Escobar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në Qeverinë e Kosovës pesëshen e emisarëve të kryesuar nga Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar.

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media ka publikuar edhe pamjet nga fillimi i takimit të Kurtit me këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò.

Në fillim të këtij takimi kryeministri Kurti ka folur për situatën e krijuar në vend pas vërshimeve. Kreu i Qeverisë në  fillim të takimit dëgjohet teksa tregon se është kthyer natën në Kosovë dhe se gjendja e shtretërve të lumenjve në vend nuk është më e mira.

Kurti gjithashtu tregon se ushtria e Kosovës është në terren bashkë me pajisjet adekuate që nevojiten në kohë vërshimesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat