Kurti sot pret diplomatët e ngarkuar për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Kurti sot pret diplomatët e ngarkuar për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 20 janar 2023 Në ora: 06:58
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, sot pret në takim diplomatët që janë të ngarkuar në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit të Kosovës.

Është raportuar se diplomatët evropianë e amerikanë, që për punë kanë telashet e Ballkanit Perëndimor, gjatë muajit janar, pritet të zbarkojnë shpesh në këtë rajon.

Agjenda e tyre intensive në raport me Ballkanin Perëndimor, pason tensionet e shpeshta mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos në muajt e fundit të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat