Zemaj flet mbi plan-atentatin ndaj Abdixhikut: Adresa, saktësia dhe gjykimi iu takon hetuesisë

Aktuale

Zemaj flet mbi plan-atentatin ndaj Abdixhikut: Adresa, saktësia dhe gjykimi iu takon hetuesisë

Më: 19 janar 2023 Në ora: 22:51
Armend Zemaj

Deputeti Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se adresa dhe saktësia e gjykimi mbi plan-atentatin ndaj liderit të tyre, Lumir Abdixhikut, iu takon organeve të hetuesisë.

Këtë Zemaj e tha në Rubikon, ndërsa nuk pranoi ta japë më shumë detaje mbi këtë çështje, për siç tha ai, të mos ndërhyrë në hetime.

”Adresa dhe saktësia, por edhe gjykimi, iu takon organeve të hetuesisë”.

”Çdo gjë që thuhet, dhe e them, është interferim, dhe tendencë për të prishur hetimet, sa ta kemi një përfundim dhashtë zoti, që është i mirë për të gjithë, dhe nuk është i saktë, ashtu siç ne e kemi marrë”.

“Në momentin kur merren informacione të tilla, dhe personi që pretendohet të atakohet është lider i një partie, atëherë kyqen informacionet tjera edhe nga shtetet mike, edhe nga partner, por edhe nga interesimi ynë në fund të fundit personal”, tha Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat