Kryeministri Kurti takoi Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq

Aktuale

Kryeministri Kurti takoi Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq

Më: 18 janar 2023 Në ora: 19:40
Foto nga takimi

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Kryeministri Kurti tha se me Kroacinë, Republika e Kosovës ka të përbashkët të kaluarën, por edhe të ardhmen brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s. 

Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen historike të Republikës së Kroacisë ndaj Republikës së Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, ndërsa falënderoi Kryeministrin Plenkoviq veçanërisht për përkrahjen për anëtarësim në Bashkimin Evropian.  

U theksuan marrëdhëniet e mira bilaterale në mes të dy vendeve dhe gatishmëria për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët. Duke biseduar për indikatorët pozitivë ekonomikë, Kryeministri Kurti theksoi potencialin për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat