​Haxhiu: Organet e drejtësisë të merren seriozisht me raportin e Auditimit të vitit 2021 për MSh

Aktuale

​Haxhiu: Organet e drejtësisë të merren seriozisht me raportin e Auditimit të vitit 2021 për MSh

Më: 18 janar 2023 Në ora: 18:37
Albulena Haxhiu

Raporti i auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021 po shihen shqetësuese nga PDK, madje kërkojnë nga organet e drejtësisë të merren me këtë raport.

E ky raport mori mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Yllza Hoti tha se ky raport i auditimit ka opinion të kualifikuar që kanë të bëjë kryesisht me gabime teknike.

Hoti: Opinioni i kualifikuar kanë të bëjnë me gabime teknike

Ky raport i Auditimit ka opinion të kualifikuar megjithatë është mirë të potencohet se të arsyetimet në bazë për opinion të kualifikuar kanë të bëjnë me gabime teknike me procedurat e kontabilitetit më saktësisht kanë të bëjnë me keq klasifikim dhe kategorizim të gabuar të shpenzimeve, por nuk ka ndonjë gjetje për dëmtim të buxhetit”, tha ajo.

E deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se të gjeturat e Auditorit për ministrinë e Shëndetësisë nuk janë teknike por vepra penale.

Sipas tij kjo qeveri e cila mori pushtetin me arsyetimin se do ta menaxhojnë më mirë paranë publike, raporti i auditimit ka shtuar edhe 5 gjetje të reja.

Madje ai ftoi edhe organet e drejtësisë që ta marrin me seriozitet këtë raport.

Haxhiu: Jo gabime teknike por kemi të bëjmë me vepra penale

“Kemi të bëjmë me jo gabime teknike por kemi të bëjmë me vepra penale, veprat penale të identifikuara në raportin e Auditorit janë të gjetura të mëdha se ky raport ka 9 të gjetura prej tyre 5 të reja pra atë që premtonin se do të menaxhojnë shumë më mirë paranë publike besimi 51% e morën për të menaxhuar më mirë paranë publike, auditori ua ka gjetur edhe 5 të gjetura më shumë në MSh në vitin 2021. Ky raport i Audimit do të duhej të trajtohej në vitin e kaluar dhe kjo përbënë jo seriozitet në trajtimin e të gjeturave nga auditori”, tha ai.

Edhe bashkëpartiaku i Haxhiut, Hajdar Beqa u pajtua që raporti i auditimit ka elemente të kryerjes së veprave penale.

Beqa: Prokurori i Shtetit të merret me këtë raport

Në këto të gjetura ka elemente të kryerjes së veprave penale dhe mendoj që është në interes publik që Prokurorit i shtetit në bazë të detyrës zyrtare dhe Kodit Penal dhe Procedurës Penale eksoficio të merret me këto çështje”, tha ai.

Më pas ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh se të gjitha rekomandimet e raportit të Auditimit do të zbatohen.

Vitia: Rekomandimet e ZKA-së do të adresohen

Pajtohem me zotëri Haxhiun që nuk qenka këtu, ky është një raport që nuk mund të ndryshoj dhe ky është një raport që e ka dhënë Zyra Kombëtare e Audimit dhe ne e dimë çka do të thotë ajo ne e dimë që ky raport i auditimit nuk ka nevojë për diskutim por duhet zbatuar. Të gjitha ato rekomandime që i ka dhënë raporti ne jemi shumë të hapur që të punojmë dhe duke e njohur administratën e MSh jam shumë i sigurt se do t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe të domosdoshëm për të adresuar të gjitha rekomandimet që kanë dal nga ky raport....Nëse nuk janë shkelje teknike po janë shkelje të natyrës së veprave penale dhe ZKA e ka obligim me i paraqitur në Prokurorinë e Shtetin dhe ne mund të premtojmë se si ministri bashkë me administratën që secila gjetje të shkoj deri në fund”, theksoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat