Italianët këshillohen me Cholletin para udhëtimit në Prishtinë e Beograd

Aktuale

Italianët këshillohen me Cholletin para udhëtimit në Prishtinë e Beograd

Më: 18 janar 2023 Në ora: 16:41
Derek Chollet

Italia është përfshirë në përpjekjen e BE-së për të çuar përpara dialogun Kosovë-Serbi edhe me një hap më konkret. 

Të premten dyshes së këshilltarëve nga Gjermania dhe Franca do t’i bashkohet edhe një këshilltar nga Italia, i cili do të vijë në Prishtinë dhe Beograd bashkë me emisarët Lajçak dhe Escobar dhe këshilltarët e Macron e Scholz.

Para këtij udhëtimi, Këshilltari Special amerikan, Derek Chollet, është takuar me këshilltarin e kryeministres së Italisë, Francesco M. Talo, për të diskutuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“I kënaqur që takova këshilltarin diplomatik të kryeministres së Italisë, Francesco M. Talo. Ne diskutuam për qëllimet e përbashkëta për paqe dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe në Mesdheun e madh”, ka shkruar Chollet në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat