Selmanaj: Turpi nuk paska fund

Aktuale

Selmanaj: Turpi nuk paska fund

Më: 18 janar 2023 Në ora: 15:37
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pasi nuk është votuar projektligji i cili e heq kufizimin diskriminues për 15 vite stazh të sigurimit pensional, për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se ky projektligj kishte për qëllim që të iu njihet e drejta e stazhit të punës për periudhën 1990-1999 por që nuk e votuan LVV dhe partnerët e saj e që e quan fat të keq.

Selmanaj shtoi se janë 11 mijë pensionistë kanë mbetur, të cilët diskriminohen nga ligji që aplikohet në Kosovë.

Në fund ai theksoi se ky diskriminim, nxjerr konkludime absurde se si politika i ka trajtuar dhe po vazhdon ti trajtoj një numër kaq të madh të qytetarëve tonë, për shkak se kanë zgjedhur të mos punojnë nën regjimin pushtues serb.

Postimi i plotë:

Turpi nuk paska fund!

Për fatin e keq, LVV dhe partnerët e saj, sot nuk e votuan në Kuvend projektligjin i cili e heq kufizimin diskriminues  për 15 vite stazh të sigurimit pensional, për qytetarët e Kosovës.

Ky projektligj kishte për qëllim që të iu njihet e drejta e stazhit të punës për periudhën 1990-1999,  me këtë do të iu njihet e drejta në pension kontributiv për këto vite sa ishim nën pushtimin e egër serb.

Për kujtesë, pas njohjes së stazhit të mësimdhënësve, aktualisht  kanë mbetur edhe rreth 11 mijë pensionistë kontribut pagues që diskriminohen nga ligji që sot aplikohet në Kosovë. Mos te harrojmë që një numër i madh i tyre tashmë kanë vdekur dhe shumë prej të tjerëve janë në moshë të shtyrë dhe duke pritur fundin e këtij diskriminimi irracional.

Ky diskriminim, nxjerr konkludime absurde se si politika jonë i ka trajtuar dhe po vazhdon ti trajtoj një numër kaq të madh të qytetarëve tonë, për shkak se kanë zgjedhur të mos punojnë nën regjimin pushtues serb.

Në vend se për shkak të këtij refuzimi ata të marrin shpërblim nga shteti i tyre, për fatin e keq tash e 20 vite kanë marrë vetëm dënim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat