Gërvalla për Berishajn: Ambasadori nuk shkarkohet me spekulime, presim informacion zyrtar

Aktuale

Gërvalla për Berishajn: Ambasadori nuk shkarkohet me spekulime, presim informacion zyrtar

Më: 16 janar 2023 Në ora: 11:23
Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim homologen nga Sllovenia, Tanja Fajon.

Pas takimit, ato kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë dhënë detaje në lidhje me bisedën që u zhvillua ndërmjet tyre.

E pyetur nga gazetarët për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, Gërvalla ka thënë se deri në këto momente nuk ka asnjë informacion zyrtar se Berishaj ka bërë ndonjë shkelje.

 

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i fillojnë negociatat për planin franko-gjerman në kuadër të dialogut.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkan, duam një Ballkan të fortë dhe Kosovë të fortë.  Tensionet në veri, kam thënë që Kosova duhet të të përpiqet për normalizimin e marrëdhënieve nuk duhet të bëhet eskalimi i gjendjes atje”, është shprehur Fajon.

“Të fillojnë negociatat,  që të flasin në lidhje me propozimin e sponzorizuar nga BE-ja në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat