Kryediplomatja sllovene mbërrin në Kosovë, Gërvalla e pret në aeroport

Aktuale

Kryediplomatja sllovene mbërrin në Kosovë, Gërvalla e pret në aeroport

Më: 15 janar 2023 Në ora: 23:58
Donika Gërvalla dhe Tanja Fajon

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka pritur në aeroport, Tanja Fajon, zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë.

Fajon do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë ku do të takohet me krerët e shtetit.“Të dy vendet janë të vendosur të thellojnë miqësinë e tyre tradicionale dhe do të diskutojnë për intensifikimin e bashkëpunimit në rajon dhe në #Evropë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Kosovës në Twitter.

Kosova dhe Sllovenia ruajnë raporte të mira, sidomos në sferën tregtare.

Sllovenia është një nga vendet që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka ofruar mbështetje të hapur në integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat