Si po bëhet Kosova viktimë e mbeturinave të Millosheviçit!

Aktuale

Si po bëhet Kosova viktimë e mbeturinave të Millosheviçit!

Nga: Idriz Morina Më: 14 janar 2023 Në ora: 20:19
Hajrush Ziberi, shqiptari nga Shkupi, duke e djegur ushtria serbe

Japonia do ta dyfishojë buxhetin ushtarak deri në vitin 2027. Për shkak të kësaj dhe hapave të tjera që ndërmori Japonia, kryeministri i këtij vendi u prit nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Investimi në armatim po ndodhë, e që po vlerësohet se janë rritur rreziqet për luftë, nga se dy vende fqinje të Japonisë, Kina dhe Koreja Veriore, po shfaqen gjithnjë e më kërcënueshëm për paqen në rajon.

Pra, po e shohim se poli i lidhur me SHBA-të në Lindje po bashkohet gjithnjë e më shumë, duke treguar gatishmëri për çfarëdo çmendurie që mund të provokojnë diktaturat atje, koreane apo kineze, kjo e fundit me ambiciet dhe kërcënimet në rritje ndaj Tajvanit.

Ndërsa, Perëndimi duket më homogjen se kurrë në aleancën kundër pushtimit rus të Ukrainës. Janë vetëm dy vende në gjithë Europën, që nuk i janë bashkuar Perëndimit. Bjellorusia e diktatorit vasal të Kremlinit, dhe Serbia e autokratit Aleksandër Vuçiq, që së bashku me Daçiqin, shkrimtari Tobi Vogel, i quajti miqtë rehabilituar të Millosheviçit.

Pra, në njërën apo shohim fitore dhe mbështetje në diplomacinë perëndimore të mbeturinave të udhëheqësve të krimeve të luftës si të Millosheviçit dhe në anën tjetër, trysni për më shumë lëshime nga Kosova, e cila që në përpjekjet për pavarësi, në Vjenë, dhe më pas në Bruksel për vite të tëra vetëm lëshime ka bërë. Madje ka pranuar të bisedojë gabueshëm, me Serbinë agresorin për fatin e rreth 70-100 mijë serbëve sa maksimalisht mund të jenë në Kosovë, përfshirë ata që jetojnë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Por, pse po ndodhë kjo?

Duhet t’ju kujtohet se një ngjarje letrare, që nderon shkrimtarët më të mëdhenj, tek shqiptarët zgjoi një ortekë reagimesh. Komiteti i Nobelit për letërsi, në vitin 2018 i dha çmimin Nobel, shkrimtarit kontrovers austriak, Peter Handke-s. Shqiptarët reaguan, por edhe mbrojtësit e vlerave morale dhe etike në Perëndim, se si ishte e mundur që një çmim të atillë ta merrte njeriu, i cili Serbinë dhe serbët, që kryen disa gjenocide në Ballkan, gjatë viteve të ‘90-ta, përfshirë ndaj shqiptarëve ’98-’99, i portretizonte si viktima, madje ai kishte marrë pjesë edhe në funeralin e Millosheviçit “Kasapit të Ballkanit”, si i referohej vetë Perëndimi sa ishte gjallë.

Ky mirazh, ku një pjesë e fuqishme e diplomacisë perëndimore e mbështetur edhe nga Rusia, vazhdojnë ta përmbysin imazhin e të vërtetës, duke e kultivuar, ‘viktimizimin e Serbisë”, nga shqiptarët, kroatët, europianët etj.

Image
Peter Handke duke pranuar çmimin Nobel në letërsi

Shqiptarët me sjelljet e tyre të mjaftueshme politike, demokratike e diplomatike, dështuan ta mbronin imazhin e tyre si viktima të Serbisë, ashtu siç edhe ka ndodhur realisht.

Shkaqet janë të panumërta, por mbi të gjitha mungesa e vetëdijes së mjaftueshme dhe vullnetit, për të bashkëvepruar për të mirën kombëtare, shtetërore, të përbashkët.

Partitë politike shqiptare, asnjëherë nuk u sollën seriozisht dhe me besnikëri ndaj njëra-tjetrës, për çështje kombëtare. Dukeshin më të bashkuara në Ekipin e Unitetit, që u krijua për të biseduar në Vjenë, ku u futën brenda tij kryetarët e partive, dhe zhvendosja u bë në kurriz të institucioneve derisa kryeministër nuk u bë Hashim Thaçi. Aty lëshimet ishin tepër të mëdha si për decentralizimin ashtu edhe për trashëgimin kulturore e shpirtërore.

Ndarjet u thelluan në bisedimet në Bruksel, dhe vazhduan të thelloheshin në çështjen e asociacionit dhe të demarkacionit, kjo e fundit, marrëveshje e bërë jashtë bisedimeve të Brukselit, por sikurse ato në kryeqytetin europian, po bëheshin me lëshime për interesa personale dhe të një klani të caktuar.

U deshtë të vinte presidenti Joe Bien në pushtet, që ta ndalonte shkallimin politik, dhe copëtimin e Kosovës. Biden na ka premtuar, veç sovranitetit dhe integritetit, njëherë më parë, edhe ndryshimin e karakterit të Serbisë.

Diplomacia e Kosovës duhet të lëvizë në atë drejtim!

Image
Shqiptaret e tronditur nga dhuna serbe

E si të bashkohesh me Ramën, Dritan Abazoviçin e Ali Ahmetin?

Është tepër e vështirë thjesht të ndalesh e ta paramendosh, e lëre më ta bësh realitet!

Edi Rama, kush se di, as e kupton me saktësi se për çfarë hesapesh i ftoi partitë politike shqiptare nga Maqedonia, për t’i ‘edukuar’ për ‘bashkëveprim’. Dikush nga ata që e refuzuan Ramën, tha se kjo ishte një lojë e tij, që t’ua impononte partive shqiptare lojën e Ali Ahmetit në Maqedoni.

Pra, edhe kjo ankesë çon në dyshime, se Rama luan për të tjerët, nuk luan për shqiptarët, interesat e vërteta, por sipas interesave të klaneve.

Po të kishte pasur vullnetin kombëtar, Rama, të paktën në gjithë vitin që shkoi ka pasur shansen, që të ushtrojë diplomaci dhe në komunikimin publik, ta fajësonte Serbinë, për gjithë ato që ka bërë në Kosovës, dhe se po përpiqej ta sillte luftën në Ballkan, në veri të Kosovës. Por, ai nuk e bëri asnjëherë këtë!

Image
Edi Rama duke u dekoruara me urdhrin “Kalorës i ortodoksisë”

Pra, Hendken e kemi në mesin, tonë. Edhe ai Serbinë po e sheh si viktimë dhe shqiptarët si agresor ndaj saj, dhe mund ta vazhdojë fabulën, duke thënë se ata e mashtruan edhe Perëndimin ta bombardonte Serbinë... Ndërsa, harron se Perëndimi e bombardoi Tivarin, Ulqinin... që t’i jepej fund përpjekjeve të shqiptarëve për shtet në sovranitetin e Turqisë, dhe që ato t’i dorëzoheshin Malit të Zi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat