Gazetari reagon ashpër për tubimet e personaliteteve të UÇK-së nëpër oda: Përpjekje të dështuara qysh në start

Aktuale

Gazetari reagon ashpër për tubimet e personaliteteve të UÇK-së nëpër oda: Përpjekje të dështuara qysh në start

Më: 13 janar 2023 Në ora: 23:23
Gazetari Leonard Kerquki

Gazetari Leonard Kerquki, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar ndaj grumbullimeve të shpeshta të personaliteteve të UÇK-së nëpër oda.

Gjithçka nisi me një debat mes gazetarit Kerquki dhe kreut të NISMA-s, Fatmir Limaj, gjatë një interviste që ky i fundit pati në “Pressing” ditë më parë.

Kerquki kishte acaruar Limajn kur e pyeti se “çfarë shekulli po jetoni z.Limaj, pse duhet me qu mesazhe njerëzit e politikës nga ambiente të tilla(oda)?”

Kjo pyetje e irritoi Limajn, i cili tha se “nuk janë në kazino, e as në kafene”, por në odë.

Në një postim në Facebook, Kerquki ka thënë se ndonëse merita e tyre në luftë nuk vihet në pikëpyetje, ata duhet ta kuptojnë se “kanë kryer të tyren”.

“Pse vazhdoni me manipulu e mu rigrupu ne një përpjekje të dështuar qysh në start?” – ka pyetur Kerquki në fund të postimit.

Postimi i plotë

Po bre burra, keni merite te jashtezakonshme per çlirimin dhe ndertimin e Shtetit te Kosoves.

I keni dhane shume Kosoves, sinqerisht. Por, edhe Kosova ua ka kthy dhjetera here. Ju ka nderu, ju ka votu, ju ka ba ministra, deputete… gjithçka. Qytetaret e ketij vendi kane vuajtur kur keni qene n’zor; kur jeni perballe me akuza per krime lufte, kurse jane gezuar kur keni qene mire; i kane mbush sheshet per me festu me ju. Jau kane puth duart dhe kane brohoritur emrin e juaj mijera here.

Pse nuk e kuptoni se disa prej jush, qe keni mbajt funksione per vite me radhe, e keni kryer te juajen? Pse vazhdoni me manipulu e mu rigrupu ne nje perpjekje te deshtuar qysh ne start?

Insistimi juaj i konvenon veç pushtetit. Kurre hiç opozites.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat