Imeri: Punëtorët shëndetësorë po bëjnë punë të mrekullueshme përkundër kushteve të punës

Aktuale

Imeri: Punëtorët shëndetësorë po bëjnë punë të mrekullueshme përkundër kushteve të punës

Më: 13 janar 2023 Në ora: 19:06
Tevide Imeri

Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Tevide Imeri ka folur për rastin e kardiokirurgut që u akuzua për "mungesë përvoje" për operimin pas së cilit pacienti vdiq në QKUK.

Ajo tha se drejtori i Klinikës bëri gabim që e akuzoi kardiokirurgun.

“Të pagabueshëm nuk jemi edhe ne si punëtorë shëndetësorë. Sikur çdo sektor tjetër mund të ketë gabime, por t’i akuzojmë mjekët ose në rastin e kardiokirurgut, unë konsiderojë se është një gabim shumë i madh që është bërë nga ana e drejtorit”, u shpreh ajo.

Më tej, Imeri thotë se punëtorët shëndetësorë janë duke bërë punë të mrekullueshme përkundër kapaciteteve dhe kushteve që punojnë ata.

“Vdekjet sigurisht që do të ndodhin në institucione shëndetësore dhe është e natyrshme sepse nga sëmundjet aty nuk vijnë njerëz të shëndoshë apo për të rregulluar llukun, vijnë njerëz për kontroll dhe sëmundje të rënda. Mund të ndodhin vdekjet por edhe mund të ketë lëshime, mirëpo mendojë se punëtorët shëndetësorë janë duke e bërë një punë të mrekullueshme përkundër kapaciteteve dhe kushteve të cilët punojnë ata”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, një gabim bëhet spektakël dhe asnjëherë nuk bëhen arritjet e operacionit që janë të suksesshme.

“E çuditshme është që një gabim apo një rrëshqitje bëhet lajm apo spektakël dhe asnjëherë nuk bëhen arritjet e operacionit të cilat janë kaq të suksesshme që na i kanë lakmi edhe shtetet më të zhvilluara”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat