Përfshirja e tij në ryshfet, deklarohet zv. ministri i Kurtit: Jam njeriu më i pastër në botë

Aktuale

Përfshirja e tij në ryshfet, deklarohet zv. ministri i Kurtit: Jam njeriu më i pastër në botë

Më: 12 janar 2023 Në ora: 18:36
Zv. ministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji dhe kryeministri Albin Kurti

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji, është deklaruar pas dyshimeve se ka qenë i përfshirë në një aferë ryshfeti.

Derisa policia po merret me rastin, vetë Veliji ka thënë se është i pastër, dhe se nuk i ka marrë kurrë askujt para.

I njëjti porositi që organet e drejtësisë ta çojnë rastin deri në fund, derisa hedhi poshtë raportimet për përfshirje të tij në aferë ryshfeti.

“Jam njeriu më i pastër dhe më i lumtur dhe do të jap kontribut për qytetarët, kurrë në jetën time kurrkujt si kam marrë një cent. Nëse 1 cent i kam marrë dikujt, unë veç shkoj në burg. E këto lojëra politike nga prapa që i bën dikush është Policia, është Prokuroria, le ta qojnë rastin deri në fund sepse unë nuk mundem me dhënë më intervista se qeshtu ka ndodhur edhe para 2 muajve. Organet e drejtësisë le të merren me rastin, unë jam njeri më i pastër në botë”, ka deklaruar Veliji për insajderin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat