Pozhari: Pesha e xhepit e bën të veten, për këtë arsye Martin Berishaj mbetet më i rëndësishëm

Aktuale

Pozhari: Pesha e xhepit e bën të veten, për këtë arsye Martin Berishaj mbetet më i rëndësishëm

Më: 12 janar 2023 Në ora: 18:23
Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari, ka thënë se Martin Berishaj mbetet më i rëndësishmi, pasi që ndoshta pesha e xhepit e bën të vetën.

Përmes një postimi në Facebook, Pozhari ka thënë se është e pakuptueshme pse një qeveri harxhon kaq shumë energji për ta mbrojtur një ambasador që nuk ka asnjë peshë politike.

“Është e pakuptueshme pse një Qeveri harxhon kaq shumë energji për ta mbrojtur një ambasador që nuk ka asnjë peshë politike.

Veçanërisht në rrethana kur njerëzit preokupohen me të drejtë se sa do të jetë vlera e koeficientit të pagës, nëse do ta kalojnë këtë dimër më lehtë sesa ai i kaluari.

Kur do të normalizohet shporta e produkteve bazike... etj, etj. Por nga ta dish, ndoshta pesha e xhepit e bën të vetën! Dhe për këtë arsye Martin Berishaj mbetet më i rëndësishëm!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat