Alarmohen mediet serbe: Britania dhe Kosova po ndërtojnë dy baza të reja në veri

Aktuale

Alarmohen mediet serbe: Britania dhe Kosova po ndërtojnë dy baza të reja në veri

Nga: F.B. Më: 12 janar 2023 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Britania e Madhe dhe Kosova po ndërtojnë dy baza të reja në veri, kështu që deri në prill numri i bazave policore do të arrijë në 6, ndërsa sipas planit është parashikuar edhe ndërtimi i një baze ushtarake, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Baza ushtarake planifikohet të vendoset në vetë linjën administrative, shkruan "Politika“, siç e quajnë mediet serbe kalimin kufitar mes Kosovës edhe Serbisë.

Këto medie shkruajnë se shpërthimi i izolimit ndërkombëtar të Prishtinës është njëri ndër prioritetet e politikës së Britanisë së Madhe dhe të Gjermanisë.

Sipas gazetës "Politika", mbështetja e fuqishme ushtarake e Londrës në zhvillimin e forcimin e FSK-së është e dukshme në vitet e fundit dhe kjo vërehet jo vetëm në trajnimin dhe stërvitjet që bëhen me FSK, por edhe me dhuratat që iu bëhen me sisteme bashkëkohore kundër-tankse dhe bateri të raketave.

"Ndonëse ekzistimi i këtij formacioni është në kundërshtim me bazën e rezolutës 1244, sipas të cilës në Kosovë legalisht mund të veproj vetëm KFOR-i, Britania e Madhe nuk qan kokën për këtë dhe hapur shkel të drejtën ndërkombëtare” shkruan gazeta.

Më tutje në tekst shkruhet se “përderisa Berlini po përpiqet që Kosovën ta fus përmes dyerve të vogla në Këshillin e Evropës, në ndërkohë Londra përmes misioneve ushtarake të ngjallë e fuqizoj FSK-në. E në ditët kur pjesëtari i FSK shtiu dhe plagosi djelmoshat serb , tensionet janë ngritur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat