“Çka ka çka s’ka?”, deputetes Bajrami i ndalet rryma në Fakultetin Ekonomik

Aktuale

“Çka ka çka s’ka?”, deputetes Bajrami i ndalet rryma në Fakultetin Ekonomik

Më: 11 janar 2023 Në ora: 20:44
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i është përgjigjur LVV-së, e cila me një video propaganduese duke pyetur se ‘çka ka, çka s’ka’ akuzoi kundërshtarët e saj politikë.

E për këtë, Bajrami ka thënë se nuk ka energji elektrike dhe shtoi se ka skandale.

Ish-ministrja e Finacnave, përmendi skandalin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i dyshuar për tri vepra penale; shpëlarje parash, shmangie nga tatimi dhe fshehje të pasurisë.

“Çka ka çka s’ka? – S’ka energji elektrike – Ka skandal/Martingate”, shkroi ajo në Facebook, teksa ishte në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat