Vuçiqit i del rrena në shesh, ambasadorët tanë thellojnë bashkëpunimet me shtetet që ai tha se e çnjohën Kosovën

Aktuale

Vuçiqit i del rrena në shesh, ambasadorët tanë thellojnë bashkëpunimet me shtetet që ai tha se e çnjohën Kosovën

Më: 11 janar 2023 Në ora: 17:54
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para pak ditësh ka deklaruar se nëntë shtete kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, e që sipas tij në mesin e tyre janë Somalia dhe Libia.

Ndërkaq, ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, sot ka publikuar një fotografi në Twitter ku shihet bashkë me ambasadoren e Libisë, Amel Jerary, me të cilën tha se ranë dakord për nevojën e thellimit të marrëdhënieve Kosovë-Libi.

Po ashtu, edhe ambasada e Kosovës në Turqi, gjatë ditës së djeshme ka publikuar një fotografi të ambasadorit Agon Vrenezi me ambasadorin e Somalisë, Jama A Mohamed, duke theksuar të dy përfaqësues shtetesh diskutuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shkëmbyen mendime për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Image
Ambasadori Bajrami dhe Ambasadorja e Libisë

Këto imazhe si duket erdhën si kundërpërgjigje ndaj Vuçiqit, dhe për të konfirmuar se propagandës serbe nuk po i ecën plani mirë!

Image
Ambasadori Vrenezi me ambasadorin e Somalisë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat