Hoti përkujton Malokun: Vrasja e tij tentim për të ndalur rrugën e pavarësisë

Aktuale

Hoti përkujton Malokun: Vrasja e tij tentim për të ndalur rrugën e pavarësisë

Nga: N.E. Më: 11 janar 2023 Në ora: 15:16
Enver Maloku dhe Ibrahim Rugova

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka përkujtuar veprimtarin Enver Malokun.

Hoti ka thënë se veprimtaria e tij e bujshme për liri dhe pavarësi e portretizojnë më së miri jetën e tij.

Sipas tij, vrasja e tij është vrasje e fjalës së lirë, e tentim për të ndalur rrugën e lirisë dhe pavarësisë.

“Sot, përkujtojmë intelektualin, patriotin, gazetarin dhe bashkëpunëtorin e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, Enver Malokun.

Veprimtaria e tij e bujshme për liri dhe pavarësi e portretizojnë më së miri jetën e Enver Malokut.

Vrasja e tij ishte vrasje e fjalës së lirë e tentim për të ndalur rrugën e lirisë dhe pavarësisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson shumë kontributin e tij për liri dhe pavarësi.

I përhershëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e Enver Malokut!”, ka shkruar Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat