E akuzoi Osmanin për përfshirje në rastin e Pantiqit, Presidenca e denoncon për shpifje Ridvan Berishën

Aktuale

E akuzoi Osmanin për përfshirje në rastin e Pantiqit, Presidenca e denoncon për shpifje Ridvan Berishën

Më: 9 janar 2023 Në ora: 22:43
Ridvan Berisha

Presidenca e Kosovës, i ka reaguar gazetarit Ridvan Berisha, ku sipas tyre ky i fundit ka thënë se Presidentja, Vjosa Osmani ka qenë e përfshirë në rastin e Pantiq.

Sipas Presidencës kjo është gënjeshtër, sajim dhe shpifje e paprecedentë.

“Deklarata e sotme e Ridvan Berishës gjatë emisionit “Politiko” në Kanal 10, kinse Presidentja Osmani është implikuar në rastin “Pantiq”, është gënjeshtër, sajim dhe shpifje e paprecedentë. Presidentja Osmani në asnjë rast dhe në asnjë situatë nuk interferon në punën e organeve të drejtësisë. Këtë NUK e ka bërë as në rastin "Pantiq". Ky model i takon të kaluarës. Presidentja punon me përkushtim për ta afirmuar Kosovën dhe për ta forcuar sundimin e ligjit dhe rendit”, thuhet në njoftim.

Tutje nga Presidenca kanë thënë se qysh nesër Osmani do të merr të gjithë hapat ligjor për këtë shpifje të Ridvan Berishës.

“Liria e fjalës është në funksion të të vërtetës, por jo të shpifjeve. Presidentja Osmani qysh nesër do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjor për këtë shpifje të Ridvan Berishës”, thuhet në fund të njoftimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat