Nëna e të plagosurit në Shtërpcë e ndërroi deklaratën, eksperti i sigurisë: Ka ndikuar inteligjenca serbe!

Aktuale

Nëna e të plagosurit në Shtërpcë e ndërroi deklaratën, eksperti i sigurisë: Ka ndikuar inteligjenca serbe!

Më: 9 janar 2023 Në ora: 19:33
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi

Nëna e njërit të plagosurit në Shtërpcë nga një pjesëtarë i FSK-së, ka ndryshuar deklaratën, dhe për ketë eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se krejt kjo është bërë me ndikimin direkt të inteligjencës serbe.

Sipas Ibishit, kanë bërë trysni në ndryshimin e deklaratës në mënyrë që kjo ngjarje të marrë përmasa tjera.

“Mendoj që nuk ka arsye të mos i besohet organeve të drejtësisë pasi që i kanë ndërmarrë masat e duhura. Së pari Policia e ka zënë kryesin apo është dorëzuar ai. Mandej ka ndërmarrë masat e paraburgimit dhe procedura vazhdon. Tash çështja e ndryshimit të deklaratës sikurse është rasti nënës, ashtu sa e di unë të njërit prej viktimave, dihet që është kjo interferim apo ndikim direkt i shërbimeve, i inteligjencës serbe, të cilët menjëherë e gjejnë atë dhe i bëjnë trysni ta ndryshojë deklaratën me qëllim që t’i japin një përmasë apo një tentativë që për ta ndryshuar gjendjen nga realja, pasi që ajo është thirre se ka qenë si dëshmitare okulare në rast”, tha ai në Tëvë1.

Sipas Ibishit, në Kosovë ka shumë pak incidente ndëretnike, ku ka thënë se qytetarët e Kosovës janë të kujdesshëm pavarësisht çfarë komuniteti i përkasin kjo siç tha ai për t’u ikur rasteve konfliktuoze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat