Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Besi-Podujevë

Aktuale

Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Besi-Podujevë

Më: 9 janar 2023 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Është hapur tenderi për rregullimin e rrugës Prishtinë-Besi-Podujevë.

Njoftimi u bë nga zëdhënësi i komunës së Podujevës, Fatri Zhitia.

Vlera e këtij projekti kap shifren prej 38 milionë euro.

Zhitia tha se ky vit do të jetë goxha dinamik.

Tenderi është hapur nga Ministria e Infrastrukturës.

Ndërkohë, ministri Liburn Aliu, para disa ditësh tha se janë zgjedhur edhe problemet lidhur me shpronësimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat