Konfirmohen 12 raste pozitive me Covid në Kosovë

Aktuale

Konfirmohen 12 raste pozitive me Covid në Kosovë

Më: 8 janar 2023 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 57 testime të bëra.

Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 3 persona. Raste aktive me Covid -19 janë 64.

Ndërsa, prej fillimit me  Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,347, kanë vdekur 3,202 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269,081, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Image
Foto ilustrim

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat