Policia e heq barrikadën në Shtërpcë

Aktuale

Policia e heq barrikadën në Shtërpcë

Më: 6 janar 2023 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës e ka hequr zhbllokuar rrugën që çon në qytetin e Shtërpcës, që ishte bllokuar nga banorët lokalë, pas plagosjes së dy të rinjve nga kjo komunë.

Në një video të publikuar, shihen zyrtarë policorë para disa qytetarëve në rrugë, të cilët aty kishin ndezur edhe një zjarr.

Bllokada në rrugë ishte vendosur në fshatin Gotovushe në drejtim të Shtërpcës.

Në lidhje me rastin e plagosjes së dy të rinjve, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një person dhe se është konfiskuar arma me të cilin është kryer vepra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat